Vendimi i parë i Krasniqit në krye të AMA-s: Anulim procedure

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka anuluar procedurën me objekt “Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, “Fëmijët dhe Reklamat” në televizione dhe portale”. Ky është vendimi Nr. 1 që kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka marrë një ditë pasi nisi zyrtarisht detyrën në këtë pozicion.

Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të AMA-s dhe të firmosur nga kryetarja Krasniqi, sqarohet ndër të tjera se “duke mbajtur në konsideratë kërkesat dhe ankesat e ardhura vendosa anulimin e procedurës me objekt “Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit “Fëmijët dhe reklamat” shpallur publikisht në datën 2 korrik 2021 dhe hapur në datën 12 korrik 2021, ora 11:00”.

Krasniqi ngarkon komisionin për hartimin e dokumenteve dhe ndjekjen e procedurës, për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e agjencive të specializuara pjesëmarrëse në procedurë. Më datë 2 korrik, AMA publikoi ftesë për negociatë dhe procedurën me objekt “Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit “Fëmijët dhe reklamat”, në televizione dhe portale për një periudhë 90-ditore në 15 portale dhe televizione, me fond limit 24,866,667 lekë pa TVSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shkresës përkatëse, kjo fushatë konsiston në temat e sensibilizimit ndaj ligjit për mbrojtjen e të miturve nga pijet energjike, alkoolike dhe produkteve të tjera; përdorimi i imazhit dhe prezencës së fëmijëve në fushata promovuese si dhe në ndërgjegjësimin e grupeve të mundshme të interesit që kanë si objekt punën me të miturit, dhe në veçanti prindërit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?