Vendimi i qeverisë, 90 mijë metra katrorë pronë shtetërore me tarifë 1 euro në Durrës
Qeveria ka miratuar vënien në dispozicion të 90 030 m² pasuri të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale 1522, në Bashkinë Durrës, për mbështetjen e një investimi strategjik në fushën e turizmit.
Sipas vendimit, pasuritë shtetërore nr. 178/44, nr. 152/43 dhe nr. 182 do të vihen në dispozicion të shoqërisë “OMNIX ALBANIA”, sh.p.k., në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.
Për këtë qëllim është miratuar edhe lidhja e marrëveshjes së përdorimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe shoqërisë “OMNIX ALBANIA”, me tarifë simbolike 1 euro.
Vendimi ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe shoqërinë “OMNIX ALBANIA”, sh.p.k., me zbatimin e tij.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 4077

