Vendimi i qeverisë: Mbulim i qirave për punonjësit e Gardës, kredi me interes 0 për efektivët e policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar sot vendimet të marrë për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës gjatë mbledhjes së qeverisë. Balla tha se shteti do të mbulojë qiranë për punonjësit e Gardës të cilët detyrohen të ndërrojnë qytet për shkak të punës.

Po ashtu Balla tha se efektivë të policisë të cilët plotësojnë kriteret do të ketë mundësi që të marrin kredi me 0 interes.

“Për të gjithë punonjësit e Gardës së Republikës, që për shkak të detyrës detyrohen të jetojnë në një qytet tjetër, është e domosdoshme që të sigurojmë mbulimin e qirasë për ta dhe familjes së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është rasti sot të ndaj me ju vijimin e një vendimmarrje, lidhur me trajtimin me kredi me interes zero të punonjësve të policise, brenda moshës 40 vjeç dhe që nuk kane një banesë. Garantoj cdo punonjës, që pas pak ditësh për shkak se do duhet të ngrihet formati brenda sistemin e Albania, besoj brenda 15 shtatorit do jetë gati, të aplikojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë rreth 900 punonjës që kanë problematika me strehimin, synojmë që brenda 4 muajve të mbetur të trajtojmë 100 familje, dhe në 2025 të mbyllet e gjithë kjo fashë.

E kam thënë prej ditës parë, që trajtimi dinjitoz i punonjësve është i dosmosdoshëm. Do vijojmë ta kemi ovbjektiv themelor, përpara festave të fundvitit, do vizitoj disa prej punonjësve në banesat e reja”,-vijoi me tej Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?