Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, ish-presidenti Bamir Topi: Janë penguar hetimet

Aktualitet E martë, 21 Nëntor 2023 20:39
Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, ish-presidenti Bamir Topi: Janë penguar hetimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pak ditë pas vendimit të Strasburgut për 21 Janarit që denoncoi pamjaftueshmërinë e hetimeve të bëra nga autoritetet gjyqësore mbi tragjedinë e 21 janarit, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në Report TV i është bashkuar vendimit të Gjykatës ndërkombëtare. Sipas Topit vendimi është një sinjal që vjen nga Strasburgu dhe në radhë të parë duhet të sensibilizojë institucionet e drejtësisë së re.

Pyetje: A mund të konsiderohet vrasje shtetërore 21 janari? Si e komentoni vendimin e Strasburgut?

Bamir Topi: S’dua të futem në petkun e drejtësisë. Ata janë të vëmendshëm. Çështja e 21 janarit nuk është e thjeshtë. Më 20 janar kujtohen të gjithë për të folur për 21 janarin, me datë 22 nuk flet askush. Ai sinjal që vjen nga Strasburgu në radhë të parë duhet të sensibilizojë institucionet e drejtësisë së re. Unë mendoj se janë duke punuar në përgjithësi dhe janë kryefjalë e jetës institucionale në Shqipëri. Besoj dhe uroj të jetë në vëmendje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pyetje: Zyra juaj shumë pranë kur ndodhi 21 janari. Cilin detaj do veçonit nga ajo ngjarje?

Bamir Topi: Momenti i vrasjeve sigurisht. Vrasja e një njeriu është fundi. Duhet të futesh në ndjenjën e familjes ata janë të parët që e ndjejnë. Pastaj të gjithë me radhë dhe në fund fare është pjesa që ekspozohet. Më pas vazhdoi në krijimin e alibive në pengimin e institucioneve për të bërë drejtësi… U ngrit një komision hetimor vetëm me pjesën e maxhorancës dhe mori në hetim institucionet kryesore të vendit. Dhe mori edhe presidencën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mori kryeprokuroren shefin e shërbimit informativ, gazetarë njerëz të mediave. Janë ngjarje emblematike tragjike. E gjitha kjo ishte për ta vendosur çështjen penale për 21 janarin në terrenin e politikës. E kam thënë dhe dikur mua më është bërë gjyqi publik politik dhe institucioneve të tjera dhe praktikisht nuk kam parë ti jetë bërë gjyqi opozitës.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 6 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 41 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 57 minutash

Kanë dashur ta nxjerrin presidentin në atë kohë nga roli i arbitrit institucional. Atëherë i kam konsideruar jo vrasje në kryeministri por në bulevard. Kam kërkuar të mos pengohen institucionet e drejtësisë. Ai komision parlamentar i bëri gjyqin politik dhe nëse gjyqi politik do konsiderohesh me penalitete e kam thënë dhe dikur tjetër sot do isha me burg përjetë.

Nga kjo pikëpamje keqardhja ime e madhe ishte çfarë ndodhi, por keqardhja tjetër është politika në parlament edhe pas ndryshimit, edhe ata që ishin deklaruar se do bëjnë çështje e mundur për të zbardhur 21 janarin por nuk është bërë kurrë tentativë për debat publik për të bërë gjyqin 21 janarit. Kam mirënjohje për partnerin tonë kryesor që në atë periudhë kanë ardhur kohë pas kohe për të dhënë ndihmë për ta kaluar atë problem.

Etiketat e lidhura

Bamir Topi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 6 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 13 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 15 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 19 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.