Vendimi: Ina Rama të kthehet në Gjyqësor
Shkalla e Apelit e Gjykatës Administrative ka dhënë verdiktin e saj: Ish-kryeprokurorja Ina Rama do të kthehet në Gjyqësor.
Kësisoj, Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e marrë në shkurt të vitit 2014 nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ndaloi Ina Ramën që të mos ushtronte profesionin e saj të mëparshëm si gjyqtare civile në Gjykatën e Apelit.
Ish-prokurorja Ina Rama kishte kërkuar rikthimin e saj në Gjykatën e Apelit, post që ka mbajtur para se të emërohej në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
Anëtarët e KLD që votuan pro rikthimit të zonjës Rama si gjykatëse Civile në gjykatën e Apelit në kryeqytet kanë qenë ministri i drejtësisë, Nasip Naco, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori, Dritan Hallunaj, Sokol Çomo dhe Dritan Caka.
Tetë anëtarët të cilët në atë kohë rrëzuan me shumicë votash kërkesën e Ina Ramës për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë, kanë agumentuar se Rama duhet t'i nënshtrohet më parë një konkurrimi si të gjithë gjykatësit e tjerë.
KOHA JONË SONDAZH

