Vendimi/ Ministria e Shëndetësisë blen 346 milionë lekë materiale mbrojtëse për mjekët!

Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën me objekt “Blerje materiale për mbrojtjen personale (MMP) për COVID-19”, me palë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe bashkimin e operatorëve, shoqëria “Farma Net Albania”, sh.p.k. dhe shoqëria “Euromed”, sh.p.k., me vlerë 346 milionë e 105 mijë e 800 lekë me TVSH. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe blerja është zhvilluar me procedurën e drejtpërdrejtë.

Po ashtu, në një vendim tjetër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në programin “Planifikim, menaxhim dhe administrimi”, i shtohet fondi prej 46 105 800 (dyzet e gjashtë milionë e njëqind e pesë mijë e tëtëqind) lekësh, për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-2019, në kategorinë e shpenzimeve korrente.

Efekti financiar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?