Vendimi në Itali, Ngjela: Tahiri ka një tjetër betejë legale

I ftuar në emisionin ”Open”, avokati Spartak Ngjela u pyet lidhur me vendimin e prokurorisë së Katanias, e cila për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh se nuk ka prova që e implikojnë me bandën ”Habilajt”. Ngjela u shpreh se një vendim i tillë profesionalisht nuk mjafton për shpalljen e pafajësisë së Tahirit.

”Nuk mjafton profesionalisht. Kam qenë i vetmi që i kam kërkuar të përballet me ligjin, të bëjë betejë legale. Është e vështirë jo aq e lehtë sa mendohet. Ciceroni që ka qënë avokat ka thënë ruajuni një gjyqi se s’dihet si del. Vijmë te Tahiri. Mirë bëri që doli në beteje. Qe fshehur pas çitjaneve të Ramës. Duket edhe sikur është në eufori edhe si i shqetësuar. Janë dy prokurori. E antimafias dhe e Krimeve të rënda. Mund të kenë koneksion me njëra tjetrën. Prokuroria e Tiranës kur e ka marë si të pandehur ecte me provat e këtushme apo të Italisë? Ka ndodhur që prokuroria e Tiranës e ka marë indicien nga Prokuroria italiane. Pasi ka marë indicien dhe ka hetuar këtu a ka gjetur prova të tjera? Tahiri ka një beteje tjetër legale këtu në Tiranë”,-u shpreh Ngjela.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?