Vendimi pas 11 majit, Berisha: Gjyqtarja Gjoka e dënuar në Greqi

Këtë të hënë Sali Berisha u paraqit në SPAK, sapo publikoi një dokument, që sipas tij, ishte një vendim i Gjykatës Penale të Janinës, Greqi ndaj gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, e njëjta që në dhjetor 2023 e mbylli në “arrest shtëpie”.

Sipas avokatëve të Berishës, dokumenti ishte siguruar në 2 maj prej autoriteteve greke mes një kërkese administrative të europarlamentarit, Alfred Beleri. Dokumenti i prezantuar nga Berisha u bë shkak disa orë më vonë për shtyrjen e seancës së radhës të shqyrtimit paraprak të dosjes “Partizani” për në 19 maj.

Pasi e njoftuan për vendimin gjyqësor grek, avokatët e Berishës kërkuan kohë, për të përgatitur kërkesën për pavlefshmëri të vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka. Po ashtu, ata kërkuan shfuqizimin e vendimit të vetë gjyqtares Davidhi për refuzimin e kërkesave të tyre për pavlefshmëri të disa akteve të dosjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi u përballën me refuzimin e gjykatës për të dyja kërkesat, duke e vlerësuar këtë si njëanshmëri, avokatët kërkuan për të dytën herë brenda 3 seancave të fundit përjashtimin nga gjykimi të gjyqtares Davidhi. Shqyrtimi paraprak i kërkesës së SPAK për kalimin në gjykim të dosjes “Partizani” ka nisur në tetor të vitit të shkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?