Vendimi për Teatrin/ Tabaku: SPAK të nis hetimet, Gjykata dëshmoi korrupsionin dhe babëzinë
Gjykata Kushtetuese mori sot vendimin ku pezullon ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, si edhe ka shfuqizuar ligjin që i kalon godinën Bashkisë. Bashkia Tiranë nuk është më pronarë e truallit të Teatrit Kombëtar. Për deputeten e zgjedhur, Jorida Tabaku është koha që SPAK të nisë hetimin për këtë akt kriminal të kryer nga Veliaj dhe Rama. ”Dinjiteti i qytetit dhe qytetarëve duhet vendosur në vend. Çdo akt i mëtejshëm është akt kriminal në dëm të qytetit dhe qytetarëve”,-shkruan Tabaku në facebook.
Postimi i plotë
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmoi padrejtësinë, korrupsionin, babëzinë, abuzimin në të cilën vepruan Rama dhe Veliaj teksa shembën godinën e Teatrit në 17 maj.
Tashmë mbetet që SPAK të nisë hetimin për këtë akt kriminal të kryer nga Veliaj dhe Rama.
Dinjiteti i qytetit dhe qytetarëve duhet vendosur në vend. Çdo akt i mëtejshëm është akt kriminal në dëm të qytetit dhe qytetarëve!