Vendimi/ Qeveria shtyn pagesën e tatimfitimit për vitin tjetër! Vetëm një pjesë e sipërmarrjes do ta paguajë pas 30 shtatorit

Qeveria ka vendosur të shtyjë për vitin e ardhshëm pagesën e kësteve të tatimfitimit për bizneset. Kjo u bë e ditur nga kryeministri gjatë prezantimit të paketës financiare të dytë në mbështetje të individëve dhe sipërmarrjeve të prekura nga masat parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Referuar deklarimit të kryeministrit, me përjashtim të sistemit banker, kompanive publike e kompanive të furnizimit të mallrave esenciale të konsumit që kanë pasur volum të shtuar pune në këtë periudhë, pagesat e këstëve të tatim-fitimit do të shtyhen për pas datës 30 shtator.

Ndërkohë, për fasonët, sektorin e turizmit, call-center dhe bizneset e vogla me xhiro deri 14 milionë lekë, pagesa do të shtyhet përtej 31 dhjetorit të këtij viti. Kryeministri tha se shlyerja e pagesave do të bëhet në mënyrë proporcionale, duke lënë të kuptohet se do të ketë një organizim të përshtatshëm për të mos mbingarkuar bizneset.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?