Vendoset sot ”fati” i Anjeza Shabanit
Anjeza Shabani do të mbetet personi më i urryer në rrjetet sociale. Pas skandalit në kopshtin që ajo menaxhonte, sot Gjykata e Tiranës do të vendosë për “fatin” saj, e cila vetëm tre ditë më parë u shfaq në një video ku dhunonte fëmijën 3-vjeçar.
Policia e prangosi Shabanin pas kërkesës së Prokurorisë ku ajo kërkon “Arrest me burg” ndërkohë që është gjykata ajo që do të vendosë për masën e sigurisë ndaj saj. Deri më tani është zbuluar që kopshti nuk kishte as NIPT.
Sakaq, ekspertët kanë shkuar edhe në kopshtin që ajo menaxhonte dhe kanë pyetur edhe fëmijët dhe stafin e institucionit, në prani të psikologëve dhe prindërve të tyre.
Anjeza Shabani akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale, “Dhunë ndaj të miturve”, “Shpërdorim detyre” dhe “Aktivitet të paligjshëm tregtar”.
KOHA JONË SONDAZH

