Vendosnin baste sportive me telefon, e pësojnë tre të rinjtë në Tiranë

Një 21-vjeçar i cili ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se E.B 21 vjeç së bashku me dy të mitur përkatësisht të moshave 16 dhe 17 vjeç, kanë kanosur në telefon gazetarët e Piranjave lidhur me investigimin e kryer nga këta të fundit. Bëhet me dije se gjatë kontrollit të celularit të 21-vjeçarit u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive online. Ndërkohë dy të miturit janë proceduar të lirë. Ndaj 21-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga nenet 84 e 25 dhe 197 të Kodit Penal, si dhe proceduan në gjendje të lirë dy shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç.

Këta shtetas dyshohet se pas një investigimi të kryer nga gazetarët e emisionit investigativ “Piranjat”, i kanë kanosur këta të fundit, nëpërmjet telefonit. Gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit E. B., u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

SHKARKO APP