Vengu: Bashkëpunimi trilateral hap rrugë për partneritete të reja dhe rrit sigurinë në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot se mekanizmat trilateralë, si marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, janë praktika të zakonshme dhe të konsoliduara brenda Aleancës.

Gjatë një konference për shtyp, i pyetur nëse Shqipëria do të angazhohet në formate të tjera të ngjashme bashkëpunimi me vende të tjera, Vengu theksoi se këto mekanizma janë të njohur dhe të përdorur gjerësisht në kuadër të NATO-s.

Si shembull, ai përmendi një marrëveshje të nënshkruar gjatë një ministeriali, që lidhet me vlefshmërinë ajrore dhe burimet njerëzore që garantojnë sigurinë e fluturimeve në vendet aleate, ku morën pjesë 10 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, brenda Aleancës ekzistojnë forma të shumta bashkëpunimi, ku shtetet bashkohen për objektiva të caktuara, si prokurime të përbashkëta për kapacitete ushtarake  mbrojtje ajrore, radarë, municione apo pajisje të tjera i dhe për trajnime të përbashkëta apo qëndrime të koordinuara politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vengu theksoi se Shqipëria ka qenë pjesë e këtyre formateve edhe më herët dhe do të vijojë të angazhohet në to. Ai nënvizoi se mekanizmi trilateral mbetet një instrument i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, duke lënë hapësirë edhe për përfshirjen e aleatëve të tjerë në këtë kuadër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?