Vengu: Izolohen 15 vatra zjarri, 6 ende aktive

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se falë angazhimit të forcave të Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura, zjarrfikësve vendorë dhe ndihmës së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e disa vatrave zjarri në territorin e Shqipërisë.

Zjarret e fikura janë regjistruar në: Lleshan (Gramsh), Turan (Korçë), Kakavijë (Dropull), Kuç (Himarë), Kavajë (Lagjja Nr.1), Sohodoll (Dibër), Vlorë (Lagjja “Pavarësia”), Katund i Ri (Durrës), Ril (Lezhë), Laknas (Kamëz), Larushkë (Krujë), Nartë (Vlorë), Hajmel (Vau i Dejës), Pyll i Sodës (Vlorë) dhe Fishtë (Lezhë).

Megjithatë, disa vatra mbeten aktive dhe paraqesin rrezik:

Swiss Digital Desktop Reklama
  • Velahovë dhe Dhrovjan (Bashkia Finiq) – Operacioni po mbështetet nga Forcat Ajrore dhe automjete zjarrfikëse të FA, me prioritet mbrojtjen e banesave.

    Swiss Digital Mobile Reklama
  • Tragjas (Vlorë) – Vatra e shuar një ditë më parë është riaktivizuar; po ndërhyjnë 12 efektivë të MZSH.

  • Bolenë (Himarë) – Situata mbetet problematike; vijojnë punimet nga forcat tokësore dhe ajrore për izolim.

  • Lofkënd (Mallakastër) – Që prej orës 06:00 janë angazhuar mbi 75 forca; është izoluar një vatër kritike.

  • Malaj i Epërm (Mirditë) – Zjarri u shua nga ajri me avionin “Canadair” italian; zona po monitorohet.

  • Mali i Allushit (Klos) – Terreni i vështirë ka shkaktuar riaktivizim të flakëve jashtë perimetrit të mëparshëm.

“Forcat operacionale në terren po bashkërendojnë veprimet për mbrojtjen e banesave, sipërfaqeve pyjore dhe jetës së qytetarëve”, u shpreh ministri Vengu, duke falënderuar zjarrfikësit, policinë, ushtrinë dhe vullnetarët për punën në vijën e parë të përballjes me flakët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?