Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:37 Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi Shtëpia e Bruno Fernandes në Cheshire është grabitur nga tre persona të maskuar, ndërsa kapiteni i Manchester United ndodhej në Itali për një ndeshje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vengu takim me Ali Ahmetin në Tetovë: Faktori shqiptar duhet të mbetet forcë stabiliteti dhe orientimi europian

Aktualitet E martë, 12 Maj 2026 21:17
Vengu takim me Ali Ahmetin në Tetovë: Faktori shqiptar duhet të mbetet forcë stabiliteti dhe orientimi europian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PS-së, Pirro Vengu zhvilloi një takim në Tetovë me kreun historik të BDI-së, Ali Ahmeti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu vlerësoi figurën dhe rolin e Ahmetit në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi rëndësinë e faktorit shqiptar si forcë stabiliteti dhe orientimi europian. “Në Tetovë me kryetarin historik dhe shqiptarin e përkushtuar Ali Ahmeti, një figurë që vazhdon të mbetet pikë reference edhe kur kohët ndryshojnë. Jo për vrullin e momentit, por për urtësinë dhe aftësinë për të frymëzuar duke parë më larg se konjukturat e ditës”, shkroi Vengu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Në bisedë me të ndjen se sa e rëndësishme është që faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë të jetë një forcë stabiliteti, dinjiteti shtetformues dhe orientimi zhvillimor europian. Ka njerëz që bëjnë histori, dhe ka të tjerë që e mbajnë gjallë atë çdo ditë. Ali Ahmeti i përket të dyja kategorive. Faleminderit për mikpritjen Komandant dhe për frymëzimin e një politike që ndërton”, shkruan Vengu në një reagim të tij. Ndërkohë, edhe Ahmeti ndau një reagim pas takimit, duke e cilësuar Vengun një personalitet të përkushtuar ndaj shtetit dhe interesit kombëtar. Ai bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi sfidat e shqiptarëve, zhvillimet në rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit mbarëkombëtar.

Mund t'ju interesojë

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 12 minutash
Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 36 minutash
Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Para 49 minutash

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja Pirro Vengun, ish-ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit, një personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar. Në një frymë të sinqertë vëllazërore dhe përgjegjësie ndaj së ardhmes sonë, zhvilluam një bisedë të thellë mbi sfidat që përballen shqiptarët sot, zhvillimet në rajon dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar si shtyllë kyçe për stabilitetin, integrimin evropian dhe fuqizimin e zërit tonë në arenën ndërkombëtare”, shkroi Ahmeti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Me mirënjohje të veçantë pranova si dhuratë librin “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” të autorit Thomas Frashëri, një vepër me peshë historike e shpirt kombëtar, që ndriçon rrënjët tona dhe rrugëtimin e shqiptarëve ndër shekuj, duke na kujtuar se identiteti ynë është një trashëgimi për t’u mbrojtur dhe për t’u lartësuar”, përfundoi Ahmeti.

Etiketat e lidhura

Pirro Vengu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 6 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 12 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 32 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 33 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.