Veprimet e Putinit kanë krijuar një hero të kohës, presidentin e Ukrainës
Nga Lufti Dervishi
1. Gjermania ndërroi mendje brenda 24 orëve për të dërguar armë në Ukrainë.
2. Italia, Hungaria dhe Gjermania janë dakord për të përjashtuar Rusinë nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare SWIFT. Të tre vendet ishin më skeptiket krahasuar me vendet e tjera të unionit.
3. Britania, Polonia, Rumania, Estonia, Lituania, Letonia, Bullgaria, Slovenia kanë ndaluar fluturimet e kompanisë ajrore ruse Aeroflot në territorin e tyre.
4. BE dhe SHBA, vendosin të ngrijnë asetet e Presidentit të Rusisë dhe ministrit të Jashtëm Lavrov.
5. SHBA vendos diçka më tepër: pezullon dhe të drejtën e udhëtimit për Putinin dhe Lavrov
6. Rusia pezullohet nga Këshilli Europës!
7. Rusia përjashtohet nga Eurovizion!
8. FIFA zhvendos në Paris finalen e Champions League të parashikuar në Shën Peterburg!Polonia, Suedia, refuzojnë të luajnë me Rusinë në ndeshjet e planifikuara!
9. Prostesta kundër luftës në Moskë, Shën Petërburg dhe në kryeqytetet europiane dhe Nju Jork!
10. Në një botë të ndërlidhur, Rusia po izolohet me shpejtësi çdo orë që kalon dhe veprimet e Putinit kanë krijuar një hero të kohës; presidentin e Ukrainës!
KOHA JONË SONDAZH

