Vera 2024, më e nxehta në histori

Vera e vitit 2024 ishte më e ngrohta në Tokë, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”. Vera 2024 ishte gjithashtu edhe më e ngrohta në të gjithë Europën duke tejkaluar edhe rekordin e vitit 2022.

Temperatura mesatare globale tejkaloi me 1.5 gradë Celsius mesataren afatgjatë të periudhës 1991-2020. Deri tani temperatura mesatare globale ka qenë 0.7 gradë Celsius mbi mesataren e këtyre viteve.

Për këtë arsye, Copernicus tha se ka gjasa që i gjithë viti 2024 të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar globalisht.

Në të gjithë Europën, gjatë verës janë thyer rekordet e temperaturave. Austria pati klimën më të ngrohtë në historinë e saj. Spanja përjetoi Gushtin më të ngrohtë në histori, Zvicra ishte e dyta më e ngrohta”, tha zv/drejtoresha e Copernicus, Samantha Burgess.

Shkak i rritjes së temperaturave globale konsiderohen aktivitetet njerëzore, por nxehtësia rekord në vitin 2023 dhe 2024 është rritur si pasojë edhe e fenomenit natyror El Nino.

SHKARKO APP