Veriu mbulohet nga dëbora, rekomandohet që mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë

Ndërsa jugu i vendit është pushtuar nga reshjet e shiut, në zonat malore në veri dhe juglindje, vijon të bjerë borë. Reshje të dendura bore janë evidentuar në qarkun e Dibrës, ku në zonat e thella trashësia shkon deri në 40 cm. Aktualisht nuk konstatohen probleme me energjinë elektrike. Sakaq në aksin Burrel-Skurraj ka patur rrëshqitje dherash gjatë ditës se djeshme që janë pastruar gjatë natës.

Ndërkohë që nuk konstatohen probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.

Në qarkun e Kukësit vërehen reshje të dendura bore, ku trashësia në qytet i kalon 10 cm, ndërsa në lartësitë mbi 500-700 m trashësia e borës varion nga 25-40 cm.

Në aksin Fierze – Lekbibaj, ne afërsi të Lekbibajt, ka ndodhur një rrëshqitje, qarkullimi është i bllokuar. Autostrada e rrugës së Kombit e qarkullueshme pa zinxhirë. Trashësia e borës shkon 40 cm tek Tuneli i Kalimashit, ndërkohë që janë në punë 6 borëpastruese.

Domaj-Drajreç e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Trashësia e borës 25 cm.

Rruga B.Curri-Valbonë e qarkullueshme pa zinxhirë. Trashësia e borës 50 cm, mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e rrugës.

Në korcë, ndonëse janë rikthyer reshjet e borës nuk konstatohen rrugë të bllokuara. Qarkullimi bëhet me zinxhirë sidomos në aksin Erseke-Leskovik ku po bien reshje të ndeura bore dhe në segmentin Korçë-Qafë Thanë, dhe rrugën e Voskopojës e të Dardhës.

SHKARKO APP