Vërtetim gjakmarrje për azil, kërkesa pafund në Shkodër

 

Në Shkodër, për të kërkuar azil në vendet e BE, po përdoret truku i gjakmarrjes. Sipas Misionarëve të Paqes, janë deri në 40 raste në ditë që qytetarë të ndryshëm u kërkojnë vërtetime si të përfshirë nga gjakmarrja, me synim përdorimi për të përfituar azil.

Në qarkun e Shkodrës janë shtuar kërkesat për të marrë një vërtetim si familje të prekura nga gjakmarrja me qëllim përfitimi azili në vendet perëndimore.

Kreu i Shoqatës së Misionarëve të Paqes, pranon se i vijnë 30-40 kërkesa në ditë për vërtetim gjakmarrje, çka Nikoll Shumani thotë se nuk mund t’ua japë pa autorizim.

Ndërkohë sot në Shkodër ishte Avokati i Popullit, Igli Totozani, që nënshkroi një memorandum mirëkuptimi mbi fenomenin e gjakmarrjes me institucionet vendore të qarkut.

Palët u përqendruan rreth mënyrave sesi të gjithë mund të operojnë në këtë “luftë” të vështirë me mentalitetin kanunor.

Qarku i Shkodrës është ndër më të prekurit nga fenomeni kanunor i gjakmarrjes, që ndër vite ka shënuar edhe viktima të pafajshme./Oranews

SHKARKO APP