Vetë u vaksinua i pari/Rama: Politikanët në Shqipëri të vaksinohen në fund

Kryeministri Edi Rama ishte nga të parët persona që u vaksinua ndaj Covid-19, por qeveria duket se nuk e ka një plan për vaksinimin e politikanëve. Për gazetarët, Rama tha se politikanët duhet të vaksinohen të fundit.

”Unë jam vaksinuar sepse kam bërë të njëjtën gjë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi në Europë dhe botë dhe nuk është për të siguruar veten por është për të promovuar vaksinimin. Kur në vendet e tjera të dalë ndonjë skemë për politikanët do ta konsiderojmë por unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare, kaq e thjeshtë është”,-tha Rama.

SHKARKO APP