Vetëdorëzohen vrasësit e 24-vjeçarit shqiptar

Dy autorët e dyshuarit të vrasjes së 24-vjeçarit shqiptar, Viktorian Picaku në Bari të Italisë mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht) janë vetëdorëzuar në polici. Ata janë identifikuar si Domenico Manzi, 21-vjeç dhe kushëriri i tij Domenico Patruno, 29-vjeç.

Dy të rinjtë italianë janë vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme dhe sot janë transferuar në burgun Trani në pritje për tu marrë në pyetje nga prokurori Raffaella De Luca, raporton repubblica.it.

Nuk dihet ende arsyeja e ngjarjes së rëndë, por dyshimet paraprake konsistojnë në motive pasioni. Vrasja ndodhi rreth orës 22:00 në Piazza Abbazia, kur sheshi ishte i mbushur me njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?