Vetëkarantinohet mjeku i Urgjencës: Vizitova tre pacientë të dyshuar me koronavirus, s’kisha veshje speciale
Mjeku në Urgjencën e QSUT, Ilir Allkja ka njoftuar përmes një videoje në Facebook se është futur në karantinë pasi kishte vizituar tre pacientë të dyshuar bartës të koronavirusit.
Sipas tij, ai shkoi pa veshjet speciale për të vizituar tre pacientë dhe rrjedhimisht dyshon se është infektuar edhe vetë.
Videoja u bë publike edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Ilir Allkja: Unë sot personalisht jam i vetëkarantinuar derisa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore, pasi mbrëmë kam vizituar tre pacientë të dyshuar me COVID 19 pa veshjen speciale.
Me dëshpërim kam konstatuar se njësia e koordinimit të urgjencave mjekësore po na dërgon në raste që na i paraqesin si neurologjike apo gastroetorologjike, ndërkohë kur ankesa kryesore e pacientëve ka qenë temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje, raste që janë të dyshuara me COVID 19.
Ne kemi shkuar atje me maske kirurgjike ndërkohë që duhej të shkonim me veshje të posaçme.
Unë kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore dhe drejtorin Skëndër Brataj: Kërkoni dhe pyesni nëse pacientët kanë temperaturë dhe simptoma të koronavirus. Ju lutem na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar”.
https://www.facebook.com/1375747909/videos/10216486377056707/