Vetëm 10 ditë në detyrë, shkarkohet drejtori i Kadastrës në Vlorë

Dhjetë ditë pasi mori detyrën, Alteo Nazeraj është shkarkuar nga posti i drejtorit të komanduar të Kadastrës në Vlorë.

Në vend të tij është emeruar Elona Hodaj, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Fondit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Emërimi i Hodaj mbyll rokadën në institucionin ku u pushuan 4 juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19 të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hodaj ka mbajtur edhe poste politike në PS, si Kryetare e Fressh, kandidate për deputete Anëtare e Asamblesë Kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas mos emerimit të tij si drejtor i zyres së Kadastres Alteo Nazeraj kthehet në postin që  mbante më parë, atë të shefit të zyres juridike te ketij institucioni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?