FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetëm një ditë punë i mjaftoi, gruaja merr 5 mijë euro nga Exchange në Tiranë

Kumrie Zika, një hajdute seriale, është kthyer në makthin e bizneseve të Tiranës muajt e fundit. Rasti më i freskët është i një biznesi të transfertave të parave dhe këmbimit valutor në zonën e quajtur si “Vorri i Bomit”.

Zika nuk ka zgjedhur vjedhjen ordinere duke hyrë fshehurazi apo diçka e ngjashme, por është paraqitur si e interesuar për punë. Biznesi ka vendosur ta rekrutojë, duke parë edhe nevojën për një punonjëse, dhe i dhënë mundësinë Zikës që të zbatojë planin e saj. Gjatë ditës së parë të punës Zika ka qenë gjithë kohës e shoqëruar nga punonjësi tjetër, por vetëm në një moment prej pak sekondash shkëputje të tij, siç duket në video, ajo ka përfituar për të marrë afro 5 mijë euro në arkën e biznesit dhe për të humbur në rrugicat e lagjes me shpejtësi.

Menjëherë pas ngjarjes, biznesi i dëmtuar ka njoftuar policinë, e cila ka aksesuar kamerat e sigurisë dhe ka identifikuar menjëherë autoren, Kumrie Zika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa orë më pas ajo është arrestuar në zonën e “21 Dhjetorit” dhe pritet të dalë para gjykatës për akuzën e vjedhjes. Mësohet se kjo nuk është hera e parë që Zika ndjek këtë mënyrë vjedhjeje, teksa të njëjtin plan e ka ekzekutuar edhe në 3 apo 4 raste të tjera, por me shuma më të vogla parash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që e bën edhe më “spektakolare” këtë ngjarje është se mjafton një kërkim në “Google” me emrin e saj dhe shikon që Zika ka qenë e ftuar në disa televizione duke dhënë opinione për çështje të ndryshme. /Top Channel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?