Vetëplagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Dibër

Një 25-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në Dibër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Nokë, ku dyshohet se është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu (të cilën e mbante pa leje), shtetasi F.D., 25 vjeç. Si pasojë i riu është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP