Vetëplagoset me armë zjarri 87-vjeçari në Tropojë
Një 87 vjeçari në fshatin Lllugaj, të Tropojës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë, mbrëmjen sotme.
Policia bën me dije se shtetasi i identifikuar si A. M është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës.
“Sot, rreth orës 19:40, në fshatin Lllugaj, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë, shtetasi A. M., 87 vjeç, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës.”- bën me dije policia.
Në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 87-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.