Vetëplagoset me armën e punës polici në Vlorë

Mbrëmjen e sotme, punonjësi i Policisë së Shtetit A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është plagosur me armën e shërbimit në banesën e tij.

Gjithçka ka ndodhur në momentin e  pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës.

Sipas asaj që mëson Syri.net, efektivi është dërguar me urgjencë në spital dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?