Vetëvarja e 26-vjeçarit në Delvinë, brenda dy viteve e kishin lënë 3 të fejuara

Një 26­-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në fshatin Vane të Delvinës.

Elton Kafexhiu është vetëvarur në kasollen që familjarët e tij e përdornin për mbajtjen e veglave.

Ai ka përfituar nga fakti që prindërit kishin shkuar për vizitë tek motra, dhe ka kryer aktin tragjik. Mësohet se i riu ndodhej në gjendje depresioni dhe ishte mbyllur në vetvete.

Kjo, duke qenë se atë e kishte lënë e fejuara. Banorë të zonës thonë se brenda dy viteve, 26-­vjeçarin e kishin lënë tre të fejuara.

Ai kishte qenë emigrant në Greqi dhe ishte kthyer në vend për të krijuar familje.

Por, kjo gjë nuk është realizuar, dhe për këtë arsye, nën kushtet e depresionit, i riu ka vendosur t’i japë fund jetës së tij

SHKARKO APP