Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vetëvrasja te burgu 313, Prokuroria nis hetimet. Ja vepra penale

Aktualitet E mërkurë, 26 Shkurt 2020 09:49
Vetëvrasja te burgu 313, Prokuroria nis hetimet. Ja vepra penale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vetëvrasja e Bilbil Hasanit në burgun 313 në Tiranë, do të jetë objekt i një hetimi. Prokuroria e Tiranës thotë se procedimi është regjistruar për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes. Neni 99 i kodit penal thotë se personi përgjegjës nëse vërtetohet se ka kryer shkelje dënohet me burg nga tre deri në 7 vite.

Prokuroria pritet të shqyrtojë procedurën e ndjekur nga punonjësit dhe drejtuesit e burgut për të verifikuar nëse mund të shmangej kjo ngjarje e rëndë. Nëse faktohet se punonjës të burgut nuk kanë respektuar protokollin në raste të tilla ata mund të hetohen edhe për shpërdorim detyre. Për ngjarjen e rëndë, reagoi edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili pasi thotë se “u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjecarit, e po ashtu edhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 15 mijë lekë të vjetra”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vëllai i viktimës, Rajmond Hasani thotë se ai ishte me kartelë shëndetësore. ”Në polici nuk kemi dijeni ta ketë kallëzuar dikush. Ai është arrestuar para Vitit të Ri. Vëllai im ka qenë me kartelë mjekësore sa i përket shëndetit, prej 18 vitesh. Nuk ka qenë institucioni përkatës për ta mbajtur në burg. Është paraqitur në Gjykatë me kartelën shëndetësore, por nuk është marrë në konsideratë. Është shumë e padrejtë sepse ka qenë me mjekim sa i përket shëndetit mendor, dhe ai nuk duhet të ishte mes të gjithë kriminelëve”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fakti që ishte në burgun 313 ka ndikuar në vetëvrasje?

Kjo është arsyeja sipas meje, prej 18 vitesh nuk ka dhënë shenja. Nusja e tij në 8 të mëngjesit ka qenë e përgatitur për ta takuar dhe aty ka marrë njoftimin. Nuk ka qenë në dijeni as avokati për vetëvrasjen. Ka shfaqur shqetësime, mendoj se nga pjesa e izolimit dhe nga institucioni ku ai është mbajtur i burgosur, nuk duhet të ishte aty. Ngjarja ka ndodhur natën rreth orë 2 apo 3, ne jemi të informuar nga njerëzit. Avokati e ka marrë vesh lajmin dje në orën 12:00 nëpërmjet mediave. Bilbili ka qenë në emigracion që i vogël dhe për shkak të jetës së vështirë kaloi në depresion. Këtu ishte me kemp, herë pas here shkonte në Greqi, kishte edhe nusen në punë. Banesa është e tyrë, por janë në borxh sepse e kanë ndërtuar me borxhe.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Tani
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 16 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 48 minutash

Kush e detyroi Bilbilin drejt vetëvrasjes?

Fajtore sipas meje është Gjykata dhe Institucioni i Burgut që nuk ka kryer detyrën siç duhet. Ky rast na ka shkatërruar, dua që të ndiqet çështja dhe të kryhen hetime nga momenti i arrestimit, duke përfshirë edhe Gjykatën për vendimin masës arrest me burg për një të sëmurë mendor.

Dinamika e vjedhjes së 15 mijë lekëve

Bilbil Hasani i cili u gjet i vetëvrarë në qelinë e paraburgimit tek 313, ishte arrestuar më 9 dhjetor 2019, për një vjedhje të ndodhur në autobusin e linjës së stacionit të trenit. 43-vjeçari u vu në pranga pasi një shtetas A.D e akuzoi për vjedhjen e portofolit. Nga rrëfimi i tij, qytetari po shkonte tek Tregu Industrial së bashku me bashkëshorten dhe në momentin kur urbani kishte qëndruar tek stacioni përballë restorat “Durrësit”, Hasani ka futur dorën në xhepin e Dedës dhe ka vjedhur portofolin, brenda të cilit kishte 15.200 lekë dhe dokumenta të tjera. Pasi ka konstatuar këtë fakt, A.D është vënë në ndjekje të autorit, i cili në vrap e sipër e ka hedhur portofolin dhe pak më tutje Hasani u kap në flagrancë nga qytetari, i cili ka njoftuar policinë dhe në ndihmë i ka ardhur edhe një shtetas tjetër që e kanë mbajtur 43-vjeçarin derisa ka ardhur policia. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar caktimin e masës së sigurisë ”arrest me burg”, masë që ishte pranuar edhe nga gjyqtari Ardian Kalia. Pas zhvillimit të seancës paraprake ishte vendosur kalimi i çështjes për gjykim.

Etiketat e lidhura

Bilbil Hasanithetimeprokuroria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Tani

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 4 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 5 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 12 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.