Vetëvrasjet në spitalin Covid 2, a kanë frikë pacientët nga rrethet për shtrimet?

Dy vetëvrasjet në spitalin Covid 2 ”Shefqet Ndroqi”, është një temë e nxehtë për opinonin publik. Të afërmit e pacientëve kanë dyfish frikë, kur familjari shtrohet në një nga spitalet Covid paçka se komplikacionet e rënda vetëm në spital duhet të trajtohen.

Nga ana tjetër, qytetarët nga rrethet kanë më shumë besim në spitalet Covid sesa tek mjekët e tyre të familjes. Mjekët e familjes kanë trajtuar një numër të madh pacientësh dhe duke njohur diagnoza të tjera ata nuk lejojnë që gjendja e tyre shëndetësore të përkeqësohet.

Ata nuk përmenden askund në shpërblimet për ata që trajtojnë pacientë me Covid-19. Paçka se ka një urdhër të ministrisë së shëndetësisë për shpërblime mjekët e familjes janë lënë në harresë çka i ka irrituar në punën e përditshme.

SHKARKO APP