Vetëvrasjet, Tritan Shehu: Shqipëria të ndalojë fostoksinën

Një 21 vjeçare i dha fund jetës në “Qytet Studenti” ditën e djeshme duke pirë fostoksinë. Lidhur me këtë ngjarje dhe të rasteve të vetëvrasjes me fostoksinë, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu bën thirrje që Shqipëria të ndalojë përdorimin dhe importin e saj.

Këtë qëndrim, Shehu e ka publikuar në një status në facebook, ku shkruan ndër të tjera se fostoksina përdoret vetëm në Shqipëri dhe Indi, por atje ndryshe nga këtu është e ambalazhuar në mënyrë të tillë që të mos gëlltitet

Shehu i kërkon Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që te veprojnë duke e zëvendësuar fotoksinën me pesticide të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi në facebook
Rritet pa fundesisht numri i vetevrasjeve nga fostoksina vend. Fatkeqësi kjo, lidhet me elementte sociale, ekonomike, psikologjike. Lidhet gjithashtu edhe me faktin alarmant qe fostoksina vazhdon te perdoret si pesticid te ne. Gjendet ne fitofarmacite, por edhe nga shume furnizues te tjere te pa autorizuar!
Ne shumicen dermuese te vendeve te botes Fostoksina eshte hequr nga famakopeja bujqesore dhe nuk perdoret, pra as nuk qarkullon e as mund ta gjesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qarkullon aktualisht vetem ne Shqiperi dhe ne Indi, por edhe ne Indi tregtohet me nje ambalazh qe nuk mund ta gelltitesh. Kjo pikerisht per shkak te rreziqeve te medha vdekje prurese qa ka kur merret nga njeriu. Vdekja ne keto raste eshte pothuajse e sigurte, pavaresisht ndihmes mjekesore.
Fostoksina kudo eshte zevendesuar per keto aresye me pesticide te tjera, qe nuk rrezikojne jeten e njeriut.

Pavaresisht kostos me te larte qe kane keto pesticide alternative, interesave qe mund te ekzistojne, duhet ndaluar kategorikisht edhe ne shqiperi, importi, tregetimi e perdorimi i fostoksines dhe lejuar vetem perdorimi i tyre.

Ministria e Bujqesise dhe institucionet e tjera pergjegjese duhet te veprojne.
Ne rast te kundert vdekje te tjera tragjike do te na ndjekin dhe dikush duhet te mbaje pergjegjesi!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?