“Vetting”, teste dhe konkurse të tjera për administratën

Pasi shkarkoi të gjithë drejtuesit e hetimit tatimor në rang Republike dhe kërkoi shkarkimin e gjithë drejtuesve të hipotekave, zbulohet një tjetër plan i qeverisë së re të Edi Ramës.

Burime të BalkanWeb mësojnë se skuadra që po punon për qeverinë e re, po harton një platformë vettingu për të gjithë punonjësit e shërbimeve ndaj publikut, duke filluar nga hipotekat, ku ky lloj Vettingu i posaçëm do të aplikohet për herë të parë.
Mësohet po ashtu se të gjithë punonjësit e hipotekave, hetimit tatimor e të tjerë, do të rekrutohen apo rikonfirmohen me një proces konkursi të posaçëm.

BalkanWeb mëson gjithashtu se në çdo institucion shërbimesh do të ngrihet një zyrë e posaçme antikorrupsion, ndërsa po mendohet edhe për një komision shtetëror të etikës së shërbimit të administratës ndaj publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?