Vetting-u, konfirmohet në detyrë dy gjyqtarë
Aktualitet E Premte, 20 Gusht 2021 05:22
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.
Po ashtu u konfirmua në detyrë dhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi.
Po sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, Gentian Medja dhe për prokurorin pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besnik Muçi.
KOHA JONË SONDAZH

