Vetting-u në polici, procesi merr formë në shtator

Procesi i Vetting-ut në radhët e Policisë së Shtetit, do të marrë të paktën edhe një muaj kohë. Vonesës për përzgjedhjen e 5 anëtarëve, me konkurrim të hapur dhe Sekretariatit Teknik, që do jenë pjesë e komisioneve të rivlerësimit, tashmë i shtohet edhe nevoja e trajnimit disajavor të këtyre trupave të gjykimit, si dhe përgatitja e infrastukturës për mbarëvajtjen e procesit.

Komisioni i Jashtëm i rivlerësimit, që do të kalojë fillimisht në sitë 300 zyrtarët e policisë më grada të larta, përbëhet nga 5 inspektorë të ILDKPKI-së, 5 pedagogë të Universitetit të Tiranës, si dhe 5 anëtarë që janë zgjedhur me konkurrim të hapur.

Procesi do të marri formë në shtator, ndërsa përgjedhja e anëtarve të komisionit të vlerësimit është bërë nga një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, Shërbimi Informativ i Shtetit, Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?