Vetting-u pakëson gjyqtarët, mbi 48 mijë dosje presin gjykimin

Largimet nga procesi i Vetting-ut kanë ulur ndjeshëm numrin e gjyqtarëve të parashikuar në organikat përkatëse, situatë që çon në vonesë të shqyrtimit të dosjeve. Pas bllokimit të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, rreziku më i madh i bllokimit kanos Apelin e Tiranës, ku ushtrojnë detyrën 13 gjyqtarë, nga 31 që duhet të ishin.

Kjo gjykatë po shqyrton aktualisht dosje të vitit 2016, ndërsa totali i dosjeve në pritje është gati 12.700. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, me tre anëtarë nga nëntë që duhet të ketë, presin gjykimin më shumë se 35.600 dosje.

Nga ana tjetër, përveç vetingut, përpjekja për plotësimin me anëtarë nga gjyqësori të Gjykatës së Lartë, mund të bëhet shkak për ngadalësimin e punës në shkallët me të ulëta. I tillë është rasti i Gjykatës së Posaçme, gjykata që shqyrton dosjet e SPAK.

SHKARKO APP