Vetting-u për Hallunaj, KPK: Bleu një apartament 300 euro m2

Ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj. Gjyqtari është paraqitur vetë në seancë. Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo), ka nisur seancën dëgjimore për Hallunajn.

Pasuria

KPK thotë se referuar raportit të ILDKPKI thuhet se Hallunaj ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë, ai nuk ka bërë deklarim të rreme dhe nuk ka konflik interesi. Sipas hetimit të KPK, rezulton se subjekti ka një apartanent 160 metër katror që është blerë 49 mijë euro. Si burim është një kredi 5 milion lekë dhe kursimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu sipas hetimit të KPK rezulton se godina ende nuk është regjistruar në Hipoteke. Rezulton se ky apratamen është blerë 300 euro metri katëror. KPK ka kërkuar pse vlera është shumë më lirë se çmimi i tregut. Subjekti tha se është blerë okazion për shkak të vështirësisë financiare të kompanisë ndërtuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu Hallunaj ka një mercedes benz me vlerë 1 milionë lekë që është blerë me të ardhura nga kursimet dhe shitjen e një automjeti tjetër. Sipas KPK subjekti ka depozitë bankare 43 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?