FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetting-u për Kreun e Gardës, Komisioni i jep një mundësi të dytë

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, ka shtyrë vendimin për kreun e Gardës së Republikës Gramos Sako, pasi ky i fundit kishte depozituar një kërkesë për të marrë më shumë kohë për të vërtetuar sipas tij pastërtinë e figurës.

Komisioni e pranoi kërkesën duke shtyrë datën e vendimit. “Trupa e vlerësimit u mblodh sot dhe vendosi të marrë në konsideratë kërkesën e subjektit për të garantuar një proces të rregullat dhe ligjor, merr kohë për vlerësimin e të dhënave” tha drejtuesja e trupës.

Por përse kërkoi më shumë kohë Sako? Në seancën e kaluar dëgjimore të zhvilluar në datë 5 shkurt, komisioni doli në përfundimin se Sako ka fshehur pasurinë dhe madje ka punësuar edhe mbesën juriste. Për të gjitha konkluzionet që nxori Komisioni, Sako kërkoi më shumë kohë për të dokumentuar sipas tij se është i pastër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?