Vëzhgimi/ Elbasan-Peqin, aksi i vdekjes që po mbushet me lapidarë
Këto lapidare (në video) janë dëshmia e jetëve të humbura nga aksidentet rrugore në aksin Elbasan-Peqin.
Ndodhemi në aksin Elbasan-Peqin. Në këtë vend ka një mungesë të sinjalistikës rrugore. Mjafton të kujtojmë që një muaj më parë një aksident fatal i mori jetën 4 personave.
Shkaku ishte lagështia në rrugë.
Mungesa e sinjalistikës, dëmtimi i asfaltit janë disa nga problemet të cilat janë kthyer në burim aksidentesh.
Banorët shprehen se kjo rrugë është shumë e rrezikshme dhe për ta është shumë e vështirë kalimi pasi mungon ndriçimi dhe mbikalimet.
“Kryqëzimi i Cërrikut është pikë vdekje.Duhet patjetër ndriçim.”
“Nuk ka sinjalistikë.”
Por aksi Elbasan-Peqin nuk është e vetmja pikë e zezë në hartën e rrugëve me numër të lartë aksidentesh, pasi edhe Elbasan- Librazhd është një nga më problematikët.
Pavarësisht numrit të lartë të aksidenteve të ndodhura përgjatë këtij aksi, nuk është bërë asnjë ndërhyrje, së paku për të përmirësuar sinjalistikën rrugore, e cila ka mungesë të theksuar.
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e 61-vjeçarit Zef Stenaj, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”.
Ai u përplas nga një makinë, teksa po udhëtonte me motoçikletë.
/Ora News