VIDEO +18/ Shqiptari në mes të rrugës i plagosur rëndë me armë zjarri
Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në qytetin Ëupertal në Gjermani, në një ngjarje të ndodhur më datën 28 prill.
Dy vëllezër nga Fieri kanë qëlluar me armë zjarri një 36 vjeçar nga Durrësi, ku mësohet se shkak për këtë ngjarje të ketë qenë një konflikt për pazare droge.
Të tre personat e përfshirë në ngjarje thuhet se janë shokë midis tyre.
Siç shikohet edhe nga video e siguruar nga Dosje.al, i riu shqiptar ndodhet në mes të rrugës i gjakosur, ndërkohë që pak më tej ndodhet edhe një armë zjarri, tip pistoletë, që mendohet se është përdorur për plagosjen.
Shumë kalimtarë kanë shkuar ti japin ndihmën e parë, ndërsa njëri prej tyre pyet nëse ai është mirë.
Aktualisht shqiptari i plagosur ndodhet në gjendje koma në spital./dosja.al

Njoftim i policisë në Gjermani
Të dielën në mbrëmje (28.04.2019, ora 21:00) erdhi në Gathe në Ëuppertal një njoftim për disa të shtëna kundrejt një personi i cili u plagos rëndë. 36 vjeçari u gjet i shtrirë në rrugën Gathe pranë Karlstrage.
Sipas informacioneve paraprake, një ose më shumë autorë kishin qëlluar mbi të riun, i cili në atë moment ndodhej në automjet. Ata u larguan nga vendi i ngjarjes. Një armë zjarri u gjet në vendin e ngjarjes dhe u sekuestrua.
Vijojën hetimet, ndërkohë që I plagosuri është në kujdes intensive në spital. Prokuroria dhe policia kanë ngritur një skuadër hetimi për të investiguar në gjetjen dhe arrestimin e autorëve. Informata të mëtejshme aktualisht nuk janë zbuluar për arsye hetimore.
KOHA JONË SONDAZH

