VIDEO/ 3 mënyra si të shmangni supergjobat për telefonin në timon

Me nismë të Ministrisë së Brendshme, Kodi Rrugor do të ashpërsohet për përdoruesit e telefonit gjatë drejtimit të mjetit. Policia Rrugore propozon që shoferët që kapen duke përdorur telefonin në timon të

gjobiten nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë dhe si masë ekstreme deri në pezullim të lejes së drejtimit.

“Masa administrative do të jetë disa herë më e lartë dhe do shoqërohet me masë plotësuese për lejen e drejtimit për drejtuesin që konstatohet duke përdorur telefonin. Aktualisht shumica e drejtuesve përdorin telefon tip Android, që kërkon përdorimin e të dyja duarve dhe për pasojë shpërqendrohen, shkaktojnë pasoja në qarkullim dhe bëhen burim aksidentesh”, shprehet Ardi Veliu, drejtor i Policisë Rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por “Top Channel” ka mësuar se mund të komunikosh me kufje gjatë përdorimit të automjetit, mund të ndalosh ose të përdorësh autoparlantin.

Swiss Digital Mobile Reklama

kufjet ne makine by revistaime

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?