VIDEO/ 6 italianët u mbajtën ”peng”, sherr dhe debat: Kjo që po bëni është ilegale, hapni derën

Në një kohë që mediat në Itali promovojnë Shqipërinë, 6 turistë nga Italia u mbajtën “peng” për një orë nga pronari i apartamentit në Sarandë, pasi sipas Jashar Azemit, i janë dëmtuar disa nga pajisjet.

Pas marrjes së informacionet, 59-vjeçari nga Kosova u arrestua nga Policia e Sarandës. Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet sesi turistët i kërkojnë pronarit të hapë derën, duke e cilësuar ilegale atë që po ndodh.

Ata janë të veshur, me valixhet dhe gati për t’u larguar, por 59-vjeçari iu kontrollon valixhet dhe iu ka kyçur derën e apartamentit, teksa iu kërkon të paguajnë.

Gjashtë të rinjtë kishin marrë apartamentin e 59-vjeçarit nga Kosova me qira për të kaluar disa ditë pushimi në bregdetin e Sarandës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

SHKARKO APP