VIDEO/ Agron Shehaj: Rama çoi Taulantin të filmonte shtëpinë time, jeni të dëshpëruar
Kryetari i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj në një video të filmuar përpara Kryeministrisë, thotë se të dhënat për shtëpinë e familjarëve të tij janë publikuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. ”Sot Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën tek shtëpia ime, ka filmuar shtëpinë ku jetojnë fëmijët e mi, bashkëshortja ime, kur kalojnë verën, me adresë, duke ia bërë me gisht: këtu janë”, shprehet Shehaj.
Postimi i plotë
Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën te vila ku pushojnë në verë gruaja ime dhe fëmijët e mi. Ka marrë me radhë shtëpitë e mia, të vjetra dhe të reja. Të gjitha të blera me para të fituara me punë të ndershme. Të gjitha të deklaruara në dy shtete, në Itali dhe në Shqipëri. Dijeni sot e përgjithmonë: nuk ma mbyllni dot gojën! As me 1000 Taulantë, as me kriminelë, as me oligarkë e as me filmime alla mafiozësh. Kur vendosa t’i futem kësaj rruge, e bëra pikërisht sepse dua t’i jap fund mafies së pushtetit tuaj.
KOHA JONË SONDAZH

