
Ai është identifikuar si Elson Hysa nga fshati Babrru i Tiranës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Laçit të cilët kanë njoftuar urgjencën e ku më pas kanë dërguar 28 vjeçarin drejt spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.
Ekspertët e policisë së Kurbinit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit të ndodhur pak minuta më parë në Sanxhak.