FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video/ Aktivistët çojnë arkivol përpara Bashkisë, shënohen përplasje të ashpra me policinë

Dhjetra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluara mesditën e sotme përpara Bashkisë së Matit, ku në mënyrë simbolike kanë dërguar një arkivol, në shenjë proteste ndaj ngritjes së HEC-eve në zonën e Zallë Gjoçajt.

Aktivistët dhe banorët e këtyre zonave janë përplasur me policinë, e cila ishte vendosur në mbrojtje të godinës, ndërkohë që të shumta kanë qenë simbolikat e përdorura në protestë.

Simboli i arkivolit është përdorur nga ana e banorëve për të treguar pasojat e HEC-eve në zonë, që sipas tyre do të zhdukë bimësinë e blegtorinë, dhe do ti lërë ata pa asnjë mundësi për të jetuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Momenti i dorzimit te arkivolit në mnyre figurative para bashkise Mat. Në mbështetje të banorve Zall-Gjoçaj, Melth dhe fshatrave të Matit‼”, shkruan një prej aktivistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej shumë muajsh banorët e Zall Gjoçajt kanë protestuar vazhdimisht kundër HEC-eve në zonë, ku hera herës kanë dalë në protestë edhe përpara Ministrisë së Mjedisit në Tiranë, ndërkohë që çështja është çuar edhe në gjykatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?