VIDEO/ Albana Koçiu: Ekzaminime falas për kancerin e gjirit, kontrolle çdo muaj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka zhvilloi një vizitë në një fasoneri në Tiranë me rreth 600 të punësuar, kryesisht gra dhe vajza dhe që 100% të prodhimit e eksporton jashtë vendit.

Fokusi i kësaj vizite ishte përmbushja e kushteve higjieno-sanitare, ku ministrja gjatë një bashkëbisedimi me vajzat dhe gratë foli mbi rëndësinë e integrimit të tyre në tregun e punës, kushtet e punës dhe vëmendjen që duhet t’i kushtojnë kujdesit shëndetësor. Duke u ndalur te punësimi i vajzave dhe grave, ministrja Koçiu u shpreh se një prej sfidave është që ato të cilat janë pjesë e ndihmës ekonomike, të kenë mundësi të dalin nga skema për t’u fuqizuar nëpërmjet nxitjes së punësimit.

“Është pikërisht ky integrimi që duam t’u japim duke i pajisur me aftësi dhe njohuri me qëllim që t’i përshtaten tregut të punës dhe të gjejnë punë kollaj”,-deklaroi ajo. Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe në dhomën e mjekut të fasonerisë nga ku apeloi që gratë dhe vajzat duhet të kryejnë kontrolle periodike për shëndetin e tyre, sidomos për parandalimin e kancerit të gjirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koçiu tha se për vajzat e gratë kanë vënë në dispozicion dy njësitë e lëvizshme të mamografisë për kryerja e ekzaminimeve falas për kancerin e gjirit. ”Është një nismë që nuk fokusohemi vetëm në tetor për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, por jemi ndalur në çdo qytet për ta aplikuar pa sistem referimi, 1 muaj në çdo qytet të vendit”. Në ambientet e fasonerisë u stacionuan dy njësi lëvizëse mamografie ku gratë dhe vajzat patëm mundësi të kryenin ekzaminimet falas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?