VIDEO/ Anglezi që shiste kërpudha magjike haluçinogjene dhe dro*a të forta në Dhërmi

Policia e Himarës bën me dije se ka arrestuar një shtetas anglez, të cilit iu gjetën disa droga të forta që do t’i shiste në ambientet e argëtimit në Dhërmi. ”Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene, të cilat dyshohet se 24-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në ambientet e argëtimit në Dhërmi. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?