VIDEO/ Arrestohet policja shqiptare në Itali, po trafikonte kokainë, ja si u zbulua nga fqinjët

Një agjente e policisë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me kokainë. Mediet fqinje raportojnë se është arrestuar një police 29-vjeçare, ndërsa nuk bëjnë të ditur identitetin e saj.

Ndërkohë, gjatë aksionit, policia ka sekuestruar rreth 76 doza kokainë, të fshehura brenda makinës, ku udhëtonte agjentja shqiptare, së bashku me një bashkëkombas. Së bashku me lëndën narkotike, policia ka sekuestruar edhe rreth 1430 euro.

Mediet fqinje publikojnë pamjet e ndalimit të shqiptares, ndërsa theksojnë se agjentja 29-vjeçare ishte pjesë e forcave të rendit të policisë shqiptare dhe kishte me vete edhe kartën e saj të policisë.

SHKARKO APP