VIDEO/ “Avash ë”, Alma Kaçi e videos me Gjicin performon si aktore filmi: Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë

Si një aktore filmi, Alma Kaçi, e maskuar me syze dhe kapele, madje edhe duke i thënë gazetarëve dhe kameramanëve “Avash ë”, është shfaqur në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi dolën sot para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë pas paraqitjes së ankimimit.

Gjykata vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pra “arrest me burg” dhe hodhi poshtë kërkesën e Alma Kaçit, e cila kërkonte lirinë e plotë, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Pas daljes nga Gjykata, Alma Kaçi foli sërish për mediat. “Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë”,– tha ajo. Kaçi kërkon zbutjen e masës së sigurisë. Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit ajo kërkoi ndryshimin e masës “arrest shtëpie” pasi pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje.

SHKARKO APP