VIDEO/ Avioni ulet në Rinas, Leonard Duka ekstradohet nga Belgjika. Nga vr@sja e Malkos tek armik i betuar i Ervis Martinajt

Avioni që kishte pasagjer Leonard Dukës u ul në Rinas. Duka është ekstraduar nga Belgjika këtë të premte. Ai është i akuzuar si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos në vitin 2019. Duka u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë, por u la i lirë pasi në atë kohë nuk kishte marrëveshje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Belgjikës. Por në maj 2024 u arrestua sërish me porosi të Shqipërisë, pasi u shpall sërish në kërkim.

Nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Dukës i është caktuar masë arresti me burg për vrasjen e ish-efektivit, por edhe si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Santiago Malko, ish-punonjës i Policisë së Tiranës, mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në një atentat të mirëorganizuar. Ngjarja ndodhi në zonën e Porcelanit në rrugën “Xhanfize Keko” kur drejt makinës së 26-vjeçarit Malko u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

Santiago Malko ishte një emër i njohur për autoritetet. Në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Tiranës ndërsa dyshimet e ekzekutimit të tij ishin për hakmarrje. Kjo pasi Malko mendohej se ishte i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leonard Duka bashkëpunoi me Durim Bamin dhe Endrit Doklen për të eliminuar Ervis Martinajn, atentat që mbeti vetëm në tentativë, derisa mbreti i lojërave të fati u zhduk në gusht 2022 pa lënë gjurmë. Në të njëjtën dosje është një komunikim interesant i zhvilluar mes rivalëve të përjetshëm, të cilët më herët kishin qenë miq.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?