VIDEO/ Balluku në terren: Brenda sezonit veror nisin operimet zyrtare nga aeroporti i Vlorës

Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës po punohet për detajet e fundit, pak ditë para uljes në pistë të avionit të parë. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve, teksa tha se ”më 8 maj, do kemi testin me uljen e avionit të parë në pistën prej 3,2 kilometrash në Vlorë, për të vijuar me certifikimet, që brenda sezonit veror të kemi uljet zyrtare”.

”Më 8 maj në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do të ulet avioni i parë. Një fjalë e mbajtur, ashtu siç e kishim premtuar. Do të vazhdojmë me fazën e certifikimit për ta bërë operacional aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, i cili tashmë mban kodin, e aprovuar nga IATA, VLO, brenda sezonit veror të këtij viti”,-shkruan Balluku në një postim në Facebook.

Balluku tha se ky është një projekt i rëndësishëm që i përgjigjet zhvillimit të industrisë së Aviacionit Civil. Sot vuri në dukje Balluku, numri i pasagjerëve në aeroportin e Rinasit shënon 10,7 milionë, kundrejt 1,7 milionëve që ishin në 2013, ndërsa pritshmëritë për 2025-n, janë për rritje me 20-30% të fluksit të pasagjerëve përmes linjave ajrore në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) është investimi që po shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar. Ky aeroport pritet jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Aeroporti i Vlorës, jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë me mbi tre modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?